“Marokenët po terrorizojnë Tiranën!”, qytetari publikon videon: Dalin me thika e kërcënojnë njerëzit për para

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2020, 23:12

Azilkërkuesit e huaj janë kthyer në një problem tejet shqetësues për banorët e Tiranës.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa denoncime, ku qytetarë kanë denoncuar sjelljen e pahijshme dhe të rrezikshme të azilantëve të huaj, të cilët shpesh herë janë përfshirë edhe në raste vjedhjesh dhe ngacmime seksuale në rrugët e kryeqytetit.

Së fundmi, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar ka dërguar një video, ku shihet se si disa azilantë marokenë 'terrorizojnë' bizneset në Tiranë.

Sipas denoncuesit, ata po panikosin bizneset në kryeqytet teksa shfaqen duke mbajtur mjete prerëse nëpër duar.

Ai thotë se kanë njoftuar policinë, por këta të fundit duket se "nuk kanë ç'të bëjnë" sipas qytetarit, pasi i lëshojnë sërish pas shoqërimit në rajon.

Denoncuesi ngre alarmin se azilkërkuesit marokenë janë shndërruar në një problem madhor për kryeqytetasit.

Po ashtu, ai thekson se ata kryejnë vjedhje dhe kërcënojnë njerëz për para.

Videoja është filmuar mbrëmjen e sotme në zonën e Don Bosco-s.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! Marokient tu bo panik e duke terrorizu bizneset me mjete prerse. Video esht bere ne Don Bosco. Kemi njoftu policine po nuk jan ne gjendje me bo asgje. Policia tha do i leshojm prape. Jan bo shum problematik ne gjith tiranen. Jan refugjat qe kerkojn azil. Vetem vjedhin dhe kercenojn njerez per lek. Ju lutem publikojeni se jan te rrezikshem e te pabes.

Policia e Lleshit duket se është në 'gjumë', pasi deri më tani asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtyre rasteve, të cilat dita-ditës po shtohen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit