Vajza rrëfen ç’i ndodhi tek Liqeni: M’u afrua një djalë dhe nxorri organin e tij gjenital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2020, 00:40

Rasti tronditës i përdhunimit të vajzës 15-vjeçare në Tiranë, e cila u abuzua seksualisht nga roja i shkollës dhe tre djem të tjerë për një kohë të gjatë tronditi mbarë opinionin publik.

Historia rrëqethëse e së miturës, e cila pas gjithë atij kalvari të gjatë vuajtjeje vendosi të rrëfente gjithçka e të denonconte abuzuesit e saj, ka frymëzuar qindra vajza të tjera të cilat kanë përjetuar histori të ngjashme.

Shumë vajza kanë rrëfyer historinë e tyre, duke sensibilizuar të tjera vajza të bëjnë të njëjtën gjë.

E tillë është edhe historia e një vajze nga Tirana, e cila ka rrëfyer se çfarë i ndodhi teksa kishte shkuar e vetme për shëtitje në Parkun e Liqenit Artificial gjatë pasdites në një orar kur kishte shumë lëvizje.

Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo tregon se teksa ishte ulur në një stol, iu afruan dy djem të rinj, të cilët nisën ta shikoni dhe të përdornin fjalor banal në mes të parkut.

Ajo thotë më tej se vendosi t'i injoronte, por njëri prej djemve nisi të bënte veprime të turpshme duke nxjerrë organin e tij gjenital, e duke e ftuar atë që ta shihte.

E tronditur nga ky akt, e reja shprehet se i bëri një foto të riut maniak, por ky i fundit nuk ishte aspak i shqetësuar, ndonëse përreth kishte edhe shumë njerëz të tjerë.

Sipas vajzës së quajtur Viki, një gjë e tillë ndodh shumë shpesh në Shqipëri. Videoja është bërë një ditë para protestës, ku mijëra qytetarë marshuan në Tiranë duke shprehur revoltën e tyre përmes thirrjeve dhe pankartave e parullave kuptimplota me mesazhet e forta që ato përçonin.

Një tjetër fakt shqetësues që tregon vajza është se askush tjetër që ndodhej në park nuk i ngriti zërin të rinjve, ndonëse po kryenin diçka të krejt të pahijshme në një ambient publik.

Vajza ka publikuar edhe foton e të riut, i cili shihet teksa i mban duart në organin e tij gjenital.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit