Restauroi vendin e shenjtë, shqiptari fiton admirimin e grekëve me gjestin e tij human

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2020, 01:10

Një emigrant shqiptar në Selanik ka fituar admirimin e shumë grekëve pas një gjesti njerëzor që ai bëri.

Shqiptari i quajtur Albert restauroi një vend të shenjtë pranë bregdetit në zonën e quajtur Nea Grini Kalamaria, që kishte pësuar disa dëmtimi.

Lajmin na e ka dërguar një tjetër qytetar shqiptar, i cili ndjehet krenar me veprimin e bashkëatdhetarit të tij.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Alberti ka marrë mjetet e punës dhe e restauroi vendin e shenjtë në formën e një kishëze.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Nje shqiptar ne greqi ka ber nje veprim njerezor, dhe ka marr shum falenderime nga greket, a mund ta postoni ju lutem, se na ka ber krenar. Ai djali ka restauruar nje kishe, ose vend i shejte, si quhet, dhe jam ndjer krenar per kte veprim. Do ju lutesha ta publikonit. Ka nddohur ne Selanik, Nea Grini Kalamaria. Ju faleminderit!

Alberti e ka postuar në një grup, teksa thotë se kishte shkuar për të peshkuar, por nuk mundi dot të mos restauronte vendin e shenjtë që kishte nevojë për ndërhyrje.

Postimi i tij ka marrë mbi 1 mijë pëlqime dhe mbi 100 komente, ku të gjithë e kanë falenderuar dhe duartrokitur për veprimin e tij human.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit