Pritjes i vjen fundi, sot dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.06.2020, 09:55

Për shkak të pandemisë rezultatet e lotarisë amerikane këtë vit dolën më vonë se zakonisht. Ndërsa priteshin në muajin maj data e përgjigjeve është sot, 6 qershor.

Duke filluar nga pasditja e sotme të gjithë aplikantët mund të shikojnë përgjigjen për lotarinë nëse janë përzgjedhur si fitues të saj ose jo.

Të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Informacionet e detajuara për fituesit do të jepen në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve ku shpjegohet edhe mënyra e aplikimit për veten dhe anëtarët e familjes.

Tek e njëjta rubrikë (Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve) mund të informoheni edhe për datën e intervistës për vizë nëse jeni fitues.

Po ashtu qytetarët, fitues të lotarisë do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke verifikuar online pasditen e kësaj të shtune rreth orës 18:00 informacionet në faqen zyrtare të lotarisë amerikane dhe do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane.

Për të kontrolluar përgjigjet ju duhet të klikoni https://dvprogram.state.gov/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit