“Pasha Allahun që do ju vras”/ Ronald Kryemadhi grushtoi policin dhe hipi në majë të tarracës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.06.2020, 12:31

Ronald Kryemadhi u arrestua nga policia me akuza për sulm ndaj efektivëve dhe rezistencë. Ndërsa në deklaratën e saj bashkëshortja e mbrojti duke thënë se policia i besdiste prej kohësh për shkak se nuk çojnë në shkollë fëmijët dhe se burri i saj nuk mban armë.

Ndërsa detaje të tjera rreth incidentit bëhen me dije nga dosja e prokurorisë e cila është siguruar nga Faxweb.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kryemadhi nuk ka qenë në banesë në momentin kur policia ka shkuar në derën e tij, dhe ka qenë duke iu drejtuar banesës me biçikletë.

Në momentin kur ka ndeshur efektivët ai ka rezistuar ndaj përpjekjeve të tyre për ta dërguar në gjykatë.

Ai arriti të largohet pasi qëlloi njërin prej policëve ne bark ndërsa hipi në tarracën e banesës së tij me një armë në dorë, nga ku më pas ka kanosur dhe punonjësit e Policisë.

Kryemadhi ka bërtitur më pas me zë të lartë “pasha Allahun largohuni që këtu se do ju vras”. Më pas ai ka zbritur nga banesa dhe i ka drejtuar armën një tjetër polici nga dera, duke e kërcënuar se do e vriste.

Nisur nga fakti se Kryemadhi ka qenë i armatosur, policia ka kërkuar ndihmë nga RENEA, që me mbërritjen në banesë, çuditërisht nuk e kanë gjetur armën të cilin ai mbante në dorë më herët.

Ndërkohë që pas kontrollit në banesë, ata kanë gjetur vetëm një thike me teh nga të dyja anët. Prokuroria e vlerëson të ligjshëm arrestin e Kryemadhit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit