Dhuna mesa duket nuk njeh dallime gjinore, pasi jo vetëm gratë, por edhe burrat që kërkojnë ndihmë janë shtuar këto kohët e fundit.
Rasti më i fundit ka të bëjë me një 35-vjeçar i cili denoncoi në Komisariatin numër katër në Tiranë, ish bashkëshorten e tij për dhunë në familje. Ai tha se gruaja pasi e kishte braktisur, ishte kthyer dhe e kishte dhunuar.
35-vjeçari me iniciale R.R, paraqiti denoncimin e tij tek oficeri Sabah Fetahu, i cili tha se denoncuesi kërcënohej nga ish partnerja e tij.
“Kam qenë i martuar me A.M dhe kemi dy fëmijë, 12 vjeç dhe 6 vjeç. U divorcuam në nëntor 2019 dhe ajo më braktisi mua dhe fëmijët,” tregon burri që punon në një servis makinash.
Ai tha se që prej divorcit nuk kishin pasur konflikte të tjera, por ish gruaja i kishte shkuar në vendin e punës
“Më tha eja pak këtu, jashtë servisi” tha 35 vjeçari nga Tirana.
Ai kishte kundërshtuar duke i thënë se “nuk dal”. Më pas gruaja ishte nxehur dhe i kishte kërkuar llogari se përse i kishte thyer xhamin e makinës. Por edhe pse burri i ishte përgjigjur se nuk e kishte bërë ai diçka të tillë, situata kishte agravuar dhe gruaja kishte nisur ta godiste.
“Më kapi për fyti, më shau, më gjuajti me shkelma”, tha ai.
Në vendngjarje ishte ndodhur dhe një efektiv policie, i cili kishte ndërhyrë për të shuar sherrin, por edhe kjo nuk kishte mjaftuar, pasi disa minuta më vonë gruaja e kishte sulmuar sërish me shishe qelqi në kokë.
Ai tregoi se në kohën kur e kishte braktisur bashkë me fëmijët, ky i fundit e kishte sharë dhe pështyrë për veprimin e saj.
“Kam bërë kallëzim edhe një herë pasi ajo goditi edhe nënën time, nuk dua të kem për probleme të mëtejshme” , tha 35 vjeçari.
Burime pranë komisariatit e përshkruajtën atë si të frikësuar dhe të tensionuar, njësoj si çdo viktimë tjetër e dhunës në familje.
Por gruaja ka deklaruar se e gjitha kjo është thjesht një keqkuptim, pasi ajo ishte në këkrkim të personit që i kishte dëmtuar makinën dhe për këtë kishte bërë edhe një kallëzim penal në polici.
Ajo tha se kishte shkuar tek ish partneri, sepse dyshonte mos ishte ai autori i dëmit të shkaktuar
“Kujtova se do mbyllte derën e servisit dhe do më mbyllte brenda. Më shau me fjalë të pista”, shtoi ajo.
Edhe pse statistikat e përgjithshme bëjnë fjalë për raste të kundërta të dhunës në familje, duhet thënë se janë shtuar gratë që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre.
Historia e dytë
Një histori tjetër e ngjashme ka të bëjë me një profesor, me iniciale J.B i cili ka denoncuar se po përndiqet nga një vajzë në rrjetet sociale.
Ai tha:
Ai thotë se nuk e ka parë asnjëherë vajzën që ta përndjekë dhe veprimi i saj është pa shkak. Por,nga verifikimi i mesazheve doli se ajo duhet të ketë një shkak dhe arsye, pasi në një nga mesazhet ajo i shkruan ” o shkër….. boll u more me familjen time se je dhe profesor se do të q. rob e fis”.
Në një tjetër mesazh ajo e paralajmëron duke i thënë “mos u merr me mua.. plehrë mos i shkruaj më motrës sime, mos më shqetëso më dhe mos të të shoh më në lagje”.
Ajo përdor një fjalor mjaft të ulët dhe e shan profesirin me fjalë të tilla si “palaço burrë”, “njeri i sëmurë” apo “o shurrë e vogël”.
Madje ajo i ka shkruar edhe një familjari të tij duke i thënë se ” ai djalë palaço që ke rritur, që po shkon 40 vjeç dhe që bën palaçollëqe,nuk më lë të qetë. Hera e fundit që po ju shkruaj për këtë çështje të shëmtuar që s’po më lë të qetë”.
Pasi u mor në pyetje nga policia për shkakun e gjithë kësaj, vajza u përgjigj se "e di vetë kingu”.