Një video e pazakontë ka mbërritur pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet dhe në video, një automjet është duke bërë manovra të rrezikshme në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Mirëpo, gjatë "drift-it" drejtuesi i automjetit ka përplasur edhe dy makina të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara pak metra pranë Akademisë së Arteve, duke iu shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Me njërën prej makinave përplaset në pjesën e përparme, ndërsa makinën tjetër e përplas në pjesën e pasme.
Njëra prej automjeteve të parkuara është zhvendosur pas përplasjes, duke përplasur edhe një tjetër automjet të parkuar.
Deri më tani ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë incident.
Sipas mesazhdërguesit, protagonistët e këtij incidenti janë nga disa djem të rinj nga Fushë-Kruja, por ky informacion nuk është konfirmuar ende.
Duhet theksuar se skena të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në kryeqytet.
Kjo është një këmbanë alarmi për autoritetet, të cilat duhet të jenë më vigjilente dhe të shtojnë kontrollet dhe patrullimet në rrugët e kryeqytetit.