Prej momentit kur në Shqipëri u evidentua rasti i parë me koronavirus vendi ka qenë në situata të pazakonta për shkak të masave të marra nga qeveria. Pas izolimit disa mujor, “liria” që u është dhënë qytetarëve dhe bizneseve nuk është e mjaftueshme. Radhë të gjata qytetarësh krijohen kryesisht në institucionet e shërbimeve private e më shumë në ato shtetërore. Radha e gjatë në këto ditë të nxehta vere kthehet shpesh në burim konflikti mes qytetarëve.
I tillë është edhe rasti që vjen sot në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetar ka filmuar një grua që ndodhet e shtrirë në trotuar. Sipas tij dy gra u grindën mes tyre ndërsa njëra përfundoi në tokë për më shumë se 15 minuta pa marrë asnjë ndihmë mjekësore. Sipas qytetarit shkak për konfliktin është bërë radha në bankë.
Mesazhi për JOQ Albania: