Ky mëngjes ka nisur me një tragjedi në qytetin e Shkodrës. Një person është gjetur i pajetë anë rrugës. Personi është i seksit mashkull, rreth të 60-tave. Ai është parë i shtrirë pranë Don Boskos në qytetin verior. Dyshimet e para bien mbi shkaqe natyrale. Mendohet se viktima ka pësuar arrest kardiak.