Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që prej nesër gjatë hyrjes në Repubkikën e Maqedonisë së Veriut, për të gjithë qytetarët e Kosovës, Serbisë, B&H dhe Malit të Zi, të jetë detyrim testi PCR, jo më i vjetër se 72 orë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Rekomandimi i Komisionit është bërë pas shqyrtimit të gjendjes aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në pajtim me informacionet e marra nga autoritetet mjekësore në këto vende. Ky rekomandim i Komisioni për Sëmundje Infektive do të dorëzohet në Qeveri për veprim të mëtejshëm.