Është zbardhur dëshmia e dy vajzave të mitura në Durrës, të cilat ngacmoheshin seksualisht nga 56-vjeçari.
Siaps deklaratës së vajzave, të cilat janë kushërira me njëra-tjetrën, ai i ngacmonte ato sa herë i shikonte në rrugë.
Madje kjo gjë kishte ndodhur edhe para shtëpisë së tyre.
Nga ana tjetër burri mësohet të ketë mohuar akuzat, dhe sipas deklaratës ai nuk kishte pasur qëlime të këqija ndaj të miturave.
Kanë qenë vetë prindërit e vajzave që kanë bërë denoncimin ndaj 56-vjeçarit.