Qeveria britanike do të ofrojë vakte 50 % më të lira përfshirë dhe pijet jo alkoolike, në përpjekje për të ndihmuar në përkrahjen e restoranteve, njoftoi sot në Dhomën e Komuneve kancelari Rishi Sunak.
Sunak në një postim në Twitter tha se oferta do të vlejë midis të hënës dhe të mërkurës, deri në vlerën 10 £ për person.
Gjatë azhurnimit ekonomik të Sunak sot, ai gjithashtu tha se qeveria do të prezantojë një ulje të TVSH-së për sektorët e shërbimit dhe turizmit.
Për gjashtë muaj, taksat do të zvogëlohen nga 20 % në 5 % për akomodimin dhe ushqimin.
Programi më i mirë që ne mund të bëjmë është të rindezim këta sektorë dhe të rikthejmë përsëri lokalet, restorantet, dhe B&B në aktivitet, tha Sunak.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania