Dy mjekë nga Klinika e Onkologjisë në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Një pjesë e madhe e personelit mjekësorë janë testuar, disa presin për t'u testuar.
Në Kosovë për momentin janë 1801 raste aktive, derisa 2003 raste janë shëruar. Deri tash betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 82 persona.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), më parë, njoftoi se në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së, por edhe shtatë spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19.