Me motiv mungesën e performancës ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pushuar nga puna të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, duke mos kursyer as ambasadoren.
Kjo fortunë shkarkimesh erdhi (sipas burimeve nga MPEJ) për shkak të performancës së dobët të punonjësve ndaj komunitetit shqiptar në Greqi.
Duket se ministry Cakaj nuk ka humbur kohë dhe ka propozuar një tjetër person në postin e ambasadores së shkarkuar Ardiana Hobdari.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se ministri Gent Cakaj ka propozuar tek Presidenti Meta emrin e Luela Hajdaraga si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.