Raportuam se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj shkaktoi një futunë shkarkimesh në ambasadën shqiptare në Greqi. U pezullua i gjithë stafi përfshirë edhe ambasadoren, Ardiana Hobdari.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se ministri Gent Cakaj ka propozuar tek Presidenti Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e re e Shqipërisë në Athinë.
Mësohet se shkak për shkarkimin e ambasadores dhe e pjesës tjetër të stafit ka ardhur pas ankesave të shumta që kanë pasur emigrantët shqiptarë në Greqi.
Ardiana Hobdari është përfolur për shkarkim që prej skandalit me gjetjen e pasaportave shqiptare, duke u transportuar me autobusë pasagjerësh nga Tirana në Athinë.
Por vetëm në këto momente u vendos shkarkimi përfundimtar i saj.
Ndërkohë mësohet se ambasadorja e re e propozuar është Luela Hajdaraga e cila është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë pak kohë më parë.
Hajdaraga është prej kohësh pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, duket se është emri më i përshtatshëm për postin e ambasadores, për aq kohë sa në këtë portal një numër i konsiderueshëm i shqetësimeve që vijnë janë ato të emigrantëve!