Në Milano ka rënë në prangat e policisë një 38 vjeçar, i akuzuar se përhapte propagandën ekstremiste të Shtetit Islamik ISIS.
Mësohet se që pre j 5 vitesh ai ishte bërë pjesë dhe kishte patur lidhje me ekstremistë të tjerë.
Bëhet fjalë për shtetasin Nicola Ferrara, me origjinë nga Bari i Italisë, por që banonte në Milano.
Rrezikshmëria e të dyshuarit u konfirmua nga qarku relacional – kombëtar dhe ndërkombëtar, veçanërisht i kualifikuar, i përbërë nga një rrjet njerëzish të përkushtuar për propagandë sistematike në favor të Shtetit Islamik dhe nxitjen e Xhihadit përmes ndarjes së postimeve dhe komenteve të ndryshme në rrjetet sociale.
Në Facebook, ku Ferrara mburrej me rreth 2,000 miq, ai shpërndau shumë imazhe të dëshmorëve të ISIS dhe foto të fëmijëve të vdekur islamikë, si një lloj stimuli për të sensibilizuar të rinjtë në martirizim.
Ai shkruante madje se Koronavirusi është diçka e mirë nga Allahu, pasi njerëzit e kanë harruar atë dhe po kalojnë çdo kufi.
Në fjalorin e tij bie në sy përdorimi i shpeshtë i fjalëve të tilla si "therje, prerje koke, gjuaj mosbesimtarët".
Burimi:Ilfattoquotidiano.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania