Një tjetër mjek është infektuar me koronavirus.
Burimet bëjnë me dije se është infektuar një specializant në spitalin e Traumës.
Ai punonte tek urgjenca e spitalit ndërsa stafi mjekësor ka kërkuar të bëjë tamponet pasi më herët ka testuar pozitive edhe një infermiere.
Informojmë se stafi i spitalit të Traumës është vazhdimisht në kontakt me personat e prekur me koronavirus.