Parisi tashmë është i njohur si qyteti i dashurisë, por është gati të bëhet edhe më romantik me një kinema lundruese, ku adhuruesit e filmit mund të shijojnë një shfaqje filmi në varka që ruajnë distancën sociale.
Përcaktimi do të jetë në vend për një natë vetëm në 18 korrik si pjesë e Paris Plages, një event vjetore i organizuar nga kryeqyteti francez përgjatë lumit Seine dhe Bassin de la Villette.
Cinéma sur l'Eau, kinema në ujë, është krijuar nga zinxhiri i kinemasë Mk2 në bashkëpunim me Häagen-Dazs,pasi kinematë janë lejuar të rihapen në Francë.
Deri në 300 vendas do të jenë të mirëpritur në Bassin de la Villette për të parë Le Grand Bain, një komedi në lidhje me një grup burrash që fillojnë një ekip noti të sinkronizuar, nga një ekran i madh i instaluar përgjatë anës së ujit.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania