Është konfirmuar me koronavirus një pedagoge e universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, dega Ekonomi.
Kjo ka bërë që të mbyllet i gjithë fakulteti me qëllim mos përhapjen e infeksionit
Ndërkohë në Krujë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 28 testime, 4 nga të cilat rezultuan pozitive.
Gjithsesi vërehet njëfarë uljeje sa i përket shifrave, pasi ditën e djeshme në këtë qytet u konfirmuan 9 raste të reja.
Mësohet se personat e sotëm të infektuar kishin pasur kontakte me raste të mëparshme.