Atentati në Laç/ Lirohet Kreshnik Tusha, u arrestua si një ndër autorët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2020, 18:34

Kreshink Tusha dyshohej si një nga të ndaluarit për atentatin e ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 majit. Mësohet se Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin.

Ndaj tij është caktuar masa: “arrest shtëpie” dhe ndryshimi u bë pas identifikimit dhe prangosjes së dy prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Eduart Lamajt dhe bashkëpunëtorit të tij Ilir Xhepaj.

21-vjeçari Tusha ishte ndodhur në afërsi të banesës së tij ndërsa atentatorët që po largoheshin menduan se u kishte ngritur pritë dhe e qëlluan.

Eduart Lamaj, është i dyshuari kryesor si autor i atentatit ndërsa u arrestua më 22 qershor në klinikën ku mjekohej ilegalisht.

Në pranga ranë edhe dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe pengimit të zbardhjes së të vërtetës.

Një tjetër i arrestuar është Ilir Xhepaj që u njoh me masën arrest me burg pasi dyshohet se organizoi atentatin dhe pagoi Lamajn për të vrarë biznesmenët.

Ende në kërkim policor, janë Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola. Këta persona akuzohen se kanë ekzekutuar dy biznesmenët duke përdorur veshje kamuflazhi të policisë në hotelin ku ata po pinin kafe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit