Tragjedia në Kombinat/ Qytetari: Anisa me Dëshmitarët e Jehovait më erdhën tek dera, njëri prej tyre më kërcënoi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2020, 19:31

Një dëshmitar ka vendosur të flasë lidhur me tragjedinë në Kombinat ku nënë e bijë vdiqën prej urisë duke besuar në ringjallje.

Personi në fjalë ka folur për News 24 në emisionin “Me Zemër të Hapur”. Qytetari që është nga Përmeti por me banim në Kombinat tregoi se Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë Dëshmitarë të Jehovait ndërsa kujton se ai u konfliktua me njërin prej tyre që e kërcënoi me jetë.

I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato letra. Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se nga Jugu. Anisën nuk e njihja më para kurse kunatin e Zhanetës e njoh shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë ngjarjen e kam bërë lidhjen me Anisën.

Ai tha se shumë pranë shkollës 9-vjeçare ndodhej selia kua ata mblidheshin shpesh madje tha se vajza që i kishte shkuar në shtëpi me Anisën ishte psikologe e shkollës e cila u fliste fëmijëve për Zotin dhe u shpërndante libra të Jehovait.

Vinin tek një banesë rreth 100 metër larg banesës sonë. Unë i thashë largohuni dhe mos u ktheni më në këtë lagje. Ai personi 65 vjeç më ka kërcënuar dhe me jetë. Unë kam qëndruar rreth 2-3 muaj me Dëshmitarët e Jehovait shumë vite më parë, nuk më pëlqyen, shkova për të ikur jashtë vendit. Ika vetë nuk më larguan. Nuk e dinim për Anisën që kishte 15 muaj por para 1 muaj e gjysmë kjo vajza tjetër ka kaluar me ata dy burra prapë në atë lagje. Selia e dëshmitarëve të Jehovait është shumë pranë shkollës 9-vjeçare dhe psikologia e shkollës është shoqja e Anisës. Shtëpia është dhënë me qira për selinë e tyre. Unë i kam thënë je me dëshmitarët e Jehovait dhe nuk të lejohet të futesh në shkollë aq më tepër që janë fëmijë. Ajo tha unë kam hequr dorë nga ajo fe. E tërhoqi mësuesja i tha mos u merr me atë person. Janë të sektit të Jehovait, jam shumë i bindur se i kam lexuar ata libra, para 18-20 vitesh. E kam pyetur fëmijën tim për psikologen, të dy, se i kam pasur të dy fëmijët në atë shkollë dhe më kanë thënë që na ka folur për Zotin. Iu kishte dhënë dhe një libër brenda ambienteve të shkollës dhe unë e kam grisur. Kjo psikologe është në shkollë prej 1 viti e gjysmë ndoshta.

Sipas qytetarit këta persona u zhdukën nga selia pranë shkollës sapo ngjarja tragjike u publikua në media:

Janë zhdukur, unë kam lëvizur por nuk i kam parë më. Që në atë moment që e dhanë televizionet në darkë janë zhdukur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit