Ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 68 raste të reja me koronavirus ndërsa ndërruan jetë dy pacientë.
Numri më i lartë i të prekurve vijon të jetë në kryeqytet ndërsa mësohet se janë testuar pozitivë 5 persona në Elbasan.
Të gjitha rastet janë në spitalin e Elbasanit, mes tyre 4 infermierë (2 gra dhe 2 burra) dhe 1 mjek pediatër.
Kujtojmë se një ditë më parë edhe 4 infermiere rezultuan pozitive me koronavirus në maternitetin e Elbasanit
Po ashtu para dy ditësh rezultoi pozitive edhe bashkëshortja e mjekut pediatër, e cila gjithashtu punon si kryeinfermiere te gjinekologjiku.