52-vjeçarja refuzon ushqimin prej muajsh: Besoj te ringjallja në një trup të pavdekshëm

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2020, 20:26

Pas tragjedisë në Kombinat që tronditi mbarë vendin, banorët e një pallati në Tiranë kanë telefonuar policinë duke njoftuar se një tjetër grua nuk ushqehet prej muajsh.

Gruaja në fjalë quhet Vjollca dhe fqinjët thonë se ka qënë me Jehovain. Nëna e saj shprehet shumë e shqetësuar pasi e bija, inxhiniere ndërtimi, nuk ushqehet që prej darkës së vitit të ri duke pretenduar se është e sëmurë.

Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj.

Intervista me fqinjë e familjarë është realizuar nga gazetarja Anila Hoxha.

Po pse?

Nuk më hahet thotë.

E ëma e Vjollcës tregon se tre vite më parë familja e ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

Njëri nga fqinjët thotë:

Grupin fetar që ka frekuanetuar unë nuk e di, me gojëdhënat thonë që janë me Jehovain.

Nëna e Vjollcës tregon se e ndaloi ajo të frekuentonte një grup fetar ndërsa kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë vajzën, por ajo i refuzoi.

Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam sëmurë

Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor

A je me dëshmitarët e Jehovait?

Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje

Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim

E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

Beson te ringjallja?

Vjollca: Besoj

Që kthehesh bashkë me trupin sërish?

Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm

Rasti për këtë grua është referuar në Prokurori për të kryer hetime të mëtejshme nëse Vjollca është vërtet sëmurë apo diçka tjetër fshihet pas gjithë kësaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit