Vetëm pak momente më herët një aksident i rëndë ka ndodhur para një karburanti në Lezhë.
Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe një motor ndërsa të lënduar kanë mbetur tre persona.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy gra dhe një burrë ndërkohë që janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Mes tyre një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me motor. Mësohet se gruaja është në gjendje më të rëndë për jetën dhe po ashtu është plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e motiveve të aksidentit.