Ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 68 persona të infektuar me koronavirus ndërsa mësohet se në Kukës u kryen sot 36 testime për covid-19.
Prej tyre 6 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus dhe ende nuk dihet historiku i infektimit.
Sipas të dhënave të publikuara paraditen e sotme nga ministria e Shëndetësisë në këtë qark, janë 28 persona të prekur me Covid ndërsa numri rritet në 34 pas rasteve të sotme.
Gjatë ditës së sotme u njoftuan po ashtu 5 raste të reja në Elbasan ku bëhet fjalë për 4 infermierë dhe një mjek pediatër si edhe u njoftua se të infektuar kanë rezultuar edhe dy futbollistë të ekipit të Partizanit.