“Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit”/ Shënimet në ditarin e familjes së vetëflijuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2020, 22:11

Dosja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat ka kaluar në Prokurori dhe Albert Demirneli është prokurori i cili do të kryesojë hetimet për këtë ngjarje referuar në dëshimtë e Blertës dhe në provat materiale të sekuestruara në banesë.

Pjesë e dosjes janë edhe shënimet që nëna me dy vajzat kishin shkruar në një ditar të vitit 2018, si dhe nënvizimet e pjesëve të ndryshme të biblave dhe librave fetarë që mbanin në banesë.

Prokuroria dyshon se shënimet që kanë bërë në libra dhe shkrimet e shkruara prej tyre kanë ndikuar në realizimin e aktit ekstrem të vetëflijimit.

Hetimet referohen kryesisht në to për të kuptuar qartësisht se kujt sekti i përkisnin gratë.

Krahas shënimeve të tyre hetuesit kanë gjetur edhe nënvizime Dhiatën e Re nga motrat dhe nëna:

Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni.

Por kanë nënvizuar edhe pjesë të cilat duket se i kanë realizuar në banesën e tyre.

Në pjesën e nënvizura shkruhet:

Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zbarisin përpara sinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.

Shënimet e bëra dhe nënvizimet hedhin dritë dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar.

Ditari I mbajtur prej grave është çelës për zbardhjen e hetimit dhe po ashtu do pyeten edhe 18 persona në cilësinë e dëshmitarit që janë të afërt, familjarë dhe banues në Përmet, qyteti nga ato ishin transferuar drejt Tiranës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit