Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, me ç'rast prej nesër, çdo shtetas i Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës (BeH) dhe Malit të Zi që do të hyjë në RMV, do të duhet të tregojë test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
Nga shërbimi qeveritar kanë njoftuar se krahas testit PCR negativ, shtetasit e këtyre katër shteteve do të duhet të nënshkruajnë edhe deklaratë me të dhëna personale për vendin e qëndrimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit.