Dy lojtarët e Partizanit me COVID-19/ Epidemiologia: Nuk duhet të zhvillohet derbi me Tiranën

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08.07.2020, 22:18

Pandemia e COVID-19 ka depërtuar së fundmi edhe në futbollin shqiptar. Mbrëmjen e sotme, skuadra e Partizanit ka konfirmuar si pozitivë dy lojtarët e ekipit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati.

Klubi njofton se të dy futbollistët kanë shfaqur simptoma dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitivë. Për fatin e mirë, asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Dy rastet pozitive vijnë në prag të derbit me Tiranën të premten në 20:45 në Air Albania.

Sipas protokollit izolohen vetëm futbollistet pozitivë dhe ekipi vijon normalisht aktivitetin por kjo varet edhe nga përgjigjet e testeve për pjesëtarët e tjerë të skuadrës.

Megjithatë, epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, në një intervistë në “Repolitix”, është shprehur se është mirë që ekipi i Partizanit të izolohet për 14 ditë dhe nuk duhet të zhvillojë ndeshjet e planifikuara.

Ajo tha:

Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo të mos zhvillohet.

Sipas deklaratës së Dajës, ndeshja me Tiranën që luhet pas dy ditësh vihet seriozisht në rrezik, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar do të zhvillohet apo jo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit