Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu u shënua pak ditë më parë. Bëhet fjalë 24-vjeçarin me iniciale G.M, i cili gjeti vdekjen tragjike teksa udhëtonte si pasagjer në makinën tip Benz C-Class. Nga aksidenti tragjik, mori plagë të rënda drejtuesi 26-vjeçar me inicialet K.M, i afërm i viktimës. Burime për JOQ, bënë me dije se makina tip Benz C-Class ngjyrë gri me targë, AA 861 SE udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka dalë nga rruga në fshatin Zall-Bastar.
Ekskluzivisht për JOQ, të siguruara pamjet e makinës së shkatërruar.