Real Madrid po mendon dy goditje të fuqishme për verën e ardhshme. Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga pritet të zbarkojnë së shpejti në "Bernabeu".
"Sport.es" raporton se Real Madrid është duke përgatitur ofertat për të nënshkruar me yllin e Paris Saint Germain dhe Eduardo Camavingan e Rennes.
Gjiganti spanjoll u ka thënë të dy futbollistëve që të mos vazhdojnë kontratat me klubet e tyre, duke u bërë më të lehtë transferimin në vitin 2021.
Kylian Mbappe është një dëshirë e vjetër e Florentino Perez, si një lojtar i denjë që të do plotësonte boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, me PSG që do të kërkojë së paku 200 milionë euro.
Në anën tjetër, Camavinga pëlqehet nga Zidane, i cili edhe do të pajtohet të heqë dorë nga Pogba, për të sjellë talentin Rennes në Madrid. Mesa duket spanjollët po bëjnë gati një mini-revolucion në ekip.