Trupi i pajetë i një marokeni ka dalë mbi sipërfaqen e ujit mëngjesin e sotëm në Durrës.
Viktima po lundronte në ujë dhe është dalluar nga peshkatarët rreth orës 08:00 në sheshin e kontejnerëve, kalata numër 6.
Burime për JOQ, sqarojnë se ai dhe dy persona të tjerë kanë tentuar të hipin me not në një traget, por njëri prej tyre u mbyt.
Polombarët kishin nisur kërkimet për trupin, por pa rezultat.