“Kisha 7000 pikë, m’i fshinë”/ Vodafone vjedh sy më sy klientin e tij, prapaskenat e turpshme të abuzimeve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2020, 20:58

Vjedhjet dhe abuzimet masive të kompanive telefonike nuk kanë të sosur në vendin tonë. Vodafone Albania prej kohësh po tenton të thithë sa më tepër klientë kohët e fundit e për t’i lënë ata më pas me gisht në gojë. “Vodafone More” një nga fushat e faqes së ofertave presupozohet se në bazë të grumbullimit të disa pikëve t’i konvertojë këto në shërbime të ndryshme. Por kështu ndodh vetëm në pjesën më të vogël të rasteve ose ndaj klientëve të “preferuar” të kompanisë.

Pranë redaksisë së JOQ një qyetar denoncon sesi sy më sy kompania në fjalë i rrëmbeu pikët e grumbulluar pa marrë shërbimin e përfituar. Pasi ua ha GB e blera me para në kohë rekord, as nuk ua jep ato kur i përftojnë nga vetë ofertat (mashtrimet) për të cilat bëjnë fushata promocionale e derdhin një qerre nga lekët e shqiptarëve, që për fatin e tyre të keq u ka qëlluar të jenë klientë të kësaj kompanie.

Ai shkruan:

Përshëndetje JOQ meqë kemi sondazhin e vjedhjes së Vodafone leshi, ja një rast. Kisha 7000 pikë nga Vodafone More i përdora për GB, pikët avulluan, sms konfirmimi nuk erdhi dhe interneti nuk punonte.

Për këtë rast klienti ka ngritur edhe një kërkesë pranë kompanisë për të marrë një përgjigje për abuzim. Vodafone, këmbënguljen e këtij rasti abuzues e ka kaluar si kërkesë që do të shqyrtohet. Më i habitshëm është edhe komunikimi i agjentëve të cilët ia delegojnë ankesën sa njëri tjetrit dhe i kujtojnë afatet limit të kthimit të një përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që kompanitë telefonike rrjepin xhepat e klientëve të tyre me mashtrime të këtij lloji. Pak muaj më parë klientët e kompanive celulare u surprizuan nga rritja e menjëhershme e ofertave mujore me 200-300 lekë nga kjo kompani. Autoriteti i Konkurencës pas verifikimeve konstatoi se pas këtyre rritjeve të menjëhershme dyshohet të ketë një marrëveshje mes kompanive, gjë e cila u përbën shkelje ligjore sa i përket konkurencës së lirë në treg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit