Klientët “BOMBARDOJNË” me kritika Vodafone Albania! Ua fshijnë komentet me sekonda, ata nuk ndalen së fëlliquri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.07.2020, 22:03

Vodafone Albania një ndër kompanitë më të shtrenjta në vend, e cila ofron shërbime me kostot më të larta për klientët e saj është bombarduar nga një lumë kritikash dhe pakënaqësish nga vetë ata, aq sa është detyruar të kapë fshesën (teknikë kjo e Rilindjes) dhe të spastrojë komentet negative që vërshonin pa ndalur në postimet e tyre ku prezantonin promocionet e reja.

Por sikur kjo mos mjaftonte, shqiptarët, megjithëse klientë besnikë të Vodafone, faktojnë vazhdimisht me prova e mesazhe vjedhje të minutave, pikëve të akumuluara dhe MB e GB të internetit disa ditë pasi kanë aktivizuar një paketë të re, e për këtë kanë paguar shuma jo të vogla parash...

Së fundmi Vodafone Albania ka shpërndarë në Instagram një lojë online ku fton shqiptarët, të bëhen pjesë. Ndërsa postimi është sulmuar me komente negative dhe pakënaqësie nga qytetarët që radhazi kanë shkruar: Stop 5G!!!

Teknologjia 5G është bërë shkak për protesta anë e mbanë globit duke qenë se njerëzit pretendojnë se “nxit dhe stimulon infektimin dhe përhapjen e virusit në ajër pasi rrezatimi shpërbënte fuqishëm molekulat e oksigjenit”.

Vodafone Albania disa muaj më parë promovoi me shumë bujë 5G duke përdorur edhe kryeministrin Edi Rama, për të bërë reklamimin e teknologjisë më të re.

Zyrtarisht në Shqipëri nuk ka hyrë ende gjerësisht teknologjia 5G, dhe as institucione si AKEP-i apo Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, nuk kanë folur mbi këtë aspekt, por as e kanë mohuar faktin.

Ndërkohë, në vend nuk janë të pakët ata që kanë kërkuar dhe kërkojnë transparencë për antenat celulare të shumta, të vendosura nëpër taracat e ndërtesave, ku Vodafone i ka të shumta, të mbira si kërpudhat pas shiut.

Ka edhe nga ata si studiuesi dhe publicisti Alfred Cako, që pretendon se tashmë teknologjia 5G është e pranishme në Shqipëri, por edhe mjaft e dëmshme për jetën e njeriut.

Edhe pse komentet e Vodafone u fshinë në kohë rekord qytetarët denoncuan rastin në redaksinë e JOQ Albania ku kanë nisur një video me screen record në të cilën janë ende komentet para se të fshihen prej punonjësve të kompanisë.

Një luftë virtuale e pafunme, që nuk mund të pushojet me fshirje apo bllokim komentesh. Për më tepër në një moment akuzash të drejtpërdrejta nga vetë klientët.

Strategji shumë e dobët për të rregulluar imazhin kjo e Vodafone... edhe të hedhë ‘shuka eurosh’(atyre që ua mban klientëve) zor se e rregullon, pasi shqiptarve u janë hapur sytë dhe u ka ardhur në majë të hundës me abuzime...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit