Ditën e djeshme qeveria futi në fuqi aktiv normativ më gjobitje deri në 2000 lekë të reja personat që kapeshin pa maskë në ambiente të mbylla.
Nga sa u vu re, në Kuvend sot kryetari Gramoz Ruçi ishte pa maskë kur mbajti hapjen e kuvendit, ministri i Diasporës Pandeli Majko po ashtu ishte pa maskë ashtu si dhe shumica e deputetëve në sallë.
Gjoba për institucionet që shkelin këtë rregull parashikohet deri në 7 milionë lekë.
Për ta përmbyllur, vetë Rama gjatë fjalës së tij në foltore nuk u shfaq me maskë.