Marco van Basten kritikon Matthijs de Ligt. Ish sulmuesi i Milanit, duke folur në mikrofonat e 'Ziggo Sport', argumentoi se zgjedhja e bashkatdhetarit të tij për tu transferuar në Itali për tu veshur bardh e zi ishte e gabuar:
Unë nuk mendoj se ai bëri më mirë sesa sezonin e kaluar te Ajax. Ishte për të ardhur keq fakti që nuk mund të luante me Chiellini. Bonucci bën gjërat e tij, nuk organizon dhe nuk tregon se çfarë duhet të bëjë Matthijs.
Tre herë fituesi i Topit të Artë është i mendimit se mbrojtësi do përshtatej më mirë diku tjetër:
Unë mendoj se De Ligt do të kishte mësuar më shumë te Real Madrid, Barcelona ose Manchester City. Ai gjithashtu do të kishte luajtur në një kampionat më interesant sepse Serie A është më e ulët se vendet që sapo përmenda.