Aston Vila arriti dje një sukses të rëndësishëm, teksa i shpëtoi rënies nga elitabe futbollit anglez.
Skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 17-të, një pikë më shumë sesa Bornmuthi i vendit të 18-të që ra nga kategoria.
Festa ishte e gjitha për lojtarët e Aston Vilës.
Lojtarët gëzuan dhe festuan në dhomat e zhveshjes për qëndrimin në Premier Ligë.
Por festimi i cili ra më shumë në sy ishte ai i portierit Pepe Reina. Spanjolli mori vëmendjen e të gjithëve me kërcimin e tij të çuditshëm.