Te Partizani tashmë mund të marrin frymë lirisht. Kjo pasi edhe futbollisti Eraldo Çinari, i cili ishte i fundit që kishte mbetur i infektuar në ekip, ka kaluar me sukses koronavirusin.
Klubi kryeqytetas bëri me dije se në analizat e fundit, sulmuesi shkodran rezultoi negativ për COVID-19. Çinari u infektua para derbit me Tiranën 1-1 së bashku e katër lojtarë të tjerë.
Kujtojmë që edhe ata të tjerët janë shëruar gjithashtu dhe tashmë i gjithë ekipi i kuq është totalisht i pastër.
Njoftimi i Partizanit: