Sezoni në Bundesligë mbaroi me Bayernin që u shpall kampion, ndërsa tashmë ekipet janë duke u bërë gati për sezonin e ri që nis në shtator.
Kësaj here, stadiumet nuk do jenë më bosh, klubet që po bëjnë të pamundurën që kur të kthehen përsëri në fushën e lojës, të kenë staidumet e mbushura me tifozë, ose të paktën pjesërisht.
Edhe pse situata me COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese në të gjithë globin, në Gjermani mendojnë se me kushtet e duhura, mund të luhet me praninë e një numri të kufizuar personash.
Fillimisht është propozuar ideja që të mbushet 10 ose 20% e stadiumit në mënyrë që të jetë e thjeshtë ruajtja e distances.
Klubet kanë humbur miliona euro nga biletat dhe nëse stadiumet vazhdojnë të boshatisura, pa asnjë lloj atmosfere, atëherë edhe kompanitë televizive nuk janë të gatshme të pagujnë si më parë.
Për këtë arsye, më 4 gusht do të mbahet një mbledhje mes klubeve, autoriteteve sportive dhe përfaqësuesve të tifozëve, për të gjetur gjuhën e përbashkët.