Arturo Vidal duket se nuk e ka mendjen te futbolli. Disa pamje po qarkullojnë së fundmi në internet, ku shihet mesfushori i Barcelonës i dehur dhe në një gjendje të rëndë psikologjike.
Në videon e shfaqur në “Instagram”, mesfushori kilian duket se e ka tepruar me alkoolin. Si të mos mjaftonte kjo gjë, videoja u bë në një moment të papërshtatshëm për Barcelonën.
Ishte një ditë përpara rikthimit në stërvitje dhe u bë në orët e para të mëngjesit. Kjo gjë ka irrituar pa masë drejtuesit e Barcelonës dhe stafin teknik të trajnerit Kike Setien. Ndaj futbollistit priten sanksione...