Deklarata e Institutit të Shëndetit Publik shokon: Gjithkush ka të drejtë të infektohet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2020, 00:52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar për disa lajme të cilat u quajtën të pabaza për mosrespektimin e kërkesave nga IKSHPK, ndërsa citon se krijohet idea sikur njerëzit nuk paskan të drejtë të infektohen.

Çfarë ka habitur të gjithë është citimi i kësaj fraze nga IKSHPK: ‘Gjithkush ka të drejtë të infektohet’.

Ky reagim ka ardhur pas debateve të fundit për shkakun e viktimave prej koronavirusit në Kosovë në momentin kur pozitiv ka rezultuar dhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të dashur të vendit tonë! Sot janë perhapur lajme të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK, ku të jep përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Me respekt ju perkujtojë që virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askend. Gjithkush ka të drejtë të infektohet. Ju lutemi të mos përhapen dezinformata kuturu. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të bëhet presion psikologjik por tu ndihmohet ta tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve. Kontributi i të gjithëve është i mirëseardhur duke zbatuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe duke bartur maskën si mjet parandalues obligativ. Ju lutemi për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni. Ju themi me kompetencë të plotë se Kryeministri e ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informaten për SARS CoV-2. IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar. Diagnostikimi laboratorik bëhet sipas indikacioneve epidemiologjike dhe deri sot janë testuar të gjithë që kanë pasur nevojë për shërbim. Rezultatet laboratorike përkundër vështërsive dalin brenda 4 orë deri 24 orë e që paraqet punë të vetëmohueshme te ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara botërore qoftë për intervalin kohor të shkurtë, qoftë për besueshmërinë e rezultateve. Këtë më së miri e dijnë pacientët e hospitalizuar të cilët po trajtohen me dinjitet nga profesionistët shëndetësor. Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar ju lusin të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po na pengoni në punë nga ky presion psikologjik, politik e medial. Edhe ashtu jemi ekip i vogël në numër po zemërgjërë të sakrifikojmë jetët tona për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutemi na leni të punojmë në misionin tonë të shenjtë. Instituti Kombëtar apelon në vetëpërmbajtje sepse është shumë antihumane të merren njerëzit me gjëra personale të kujtdo qofshin në kohë pandemie dhe të lëndohet qenia humane dhe të hidhet gur e dru mbi Institutin Kombëtar nga njerëz që nuk kanë dëshmuar suksese dhe gjitholog që janë duke dëmtuar imazhin e mjekut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit