Ish-drejtoresha e AMA-s: Mbesa e Aleksandër Frangajt shiti televizionin 700 mijë euro, SPAK të hetojë si lindi Ora News!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.08.2020, 13:09

Ditën e djeshme GJKKO vendosi sekuestrimin e pasurisë së pronarit të RTV Ora, Ylli Ndroqit, i dyshuar si i arrestuar për heroinë në Turqi dhe Itali.

Forcat e policisë u panë teksa mbërritën të armatosur në ambientet e televizionit, ndërkohë që pati dhe një lumë reagimesh nga personalitete të ndryshme.

Avokati i Ndroqit dhe vetë televizioni u shprehën se ky është një sulm politik i Veliajt.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ish-drejtoresha e AMA-s, Endira Bushati. Përmes një postimi në Facebook, ajo kërkon që SPAK t’i shkojë hetimit deri në fund, pasi televizioni i është shitur Ndroqit nga mbesa e Aleksandër Franga, me vlerën 700 mijë euro.

Ajo shton se SPAK le të hetojë se si A. Frangaj, pasi nuk la gur majtas e djathtas pa lëvizur për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit të medias, kapi Gjykatën Kushtetuese në 2016 që e shpalli nenin antikushtetues….

Reagimi i plotë:

Le të hetojë si lindi Ora News….

Mbesa 18 vjeç e A. Frangaj “fitoi” nga KKRT në 2006 një licencë televizioni….. dhe pastaj brenda 1 muaji ia shiti Ylli Ndroqit për rreth 700 mijë euro…

Le të hetojë se si A. Frangaj, pasi nuk la gur majtas e djathtas pa lëvizur për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit të medias, kapi Gjykatën Kushtetuese në 2016 që e shpalli nenin antikushtetues….

Le t’i hetojë sesi këta Gjyqtarë Kushtetues, në kundërshtim me rekomandimet e BE, KiE dhe OSBE , e shpallën këtë nen antikushtetues, nen që garantonte që licencat kombëtare të mos përqendroheshin në një familje….

Le të hetojë AMAn, që në kundërshtim mesa rekomandonte gjithë Evropa, ishte zyrtarisht pro shfuqizimit të këtij neni…

Le të hetojë shitjen e ABC News, një program/kanal pjesë e një licence kombëtare….i cili sipas ligjit shqiptar nuk mund të shitet më vete…

Le të hetojë gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e AMAs që në kundërshtim flagrant me ligjin, mundësuan që me 4 vota nga 5 që kërkonte ligji, dhanë me vendime gjykatash 4 nga 5 licencat kombëtare televizive për familjet Frangaj dhe Hoxha….

Le të hetohen Taulant Balla dhe çdo deputet i çdo partie në Komisionin e Medias që kishin detyrim ligjor të rregullonin nenin 62 të ligjit të medias, pas vendimit të GJK, dhe kanë 4 vjet që nuk bëjnë asgjë….

Le të hetohen të gjithë e gjithçka….

Kur SPAK të hetojë këto, mund të themi se diçka po ndodh në Shqipëri….

Deri atëherë….

Asgjë e re nga fronti i (Ri) Lindjes…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit