Tre marinarë të zhdukur janë gjetur të bllokuar në një ishull të vogël në mes të Oqeanit Paqësor, pasi kanë bërë një shenjë të madhe 'SOS' në rërë. Ata kishin marrë një udhëtim prej 42 km, ndërkohë humbën rugën dhe përfunduan në ishullin Pikelot më 30 korrik, 90 kilometra në perëndim nga vendi ku mendohej se ishin. Sidoqoftë, të dielën (2 2usht), shenja e marinarëve u vu re nga avionët australianë dhe amerikanë, dhe tre burrat u shpëtuan.
Sipas raportimeve, HMAS Canberra ( qendra e marinës australiane) u drejtua drejt ishullit, me një helikopter duke zbritur në plazh dhe duke i dërguar burrave ushqim dhe ujë. Ata gjithashtu kryen kontrolle të identitetit dhe shëndetit, dhe grupi thuhet se është mirë.
Duke folur për incidentin , Oficeri Komandues i Canberra, Kapiteni Terry Morrison vlerësoi përgjigjen e Forcës së Mbrojtjes Australiane. Në një deklaratë, ai tha se kërkimi për gjetjen dhe shpëtimin e tre burrave u krye me profesionalizëm.
Burimi:ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania