Një mjek kirurg në Berat është infektuar me koronavirus. Kirurgu, është nisur me urgjencë drejt spitalit në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar.
40-vjeçari vuan edhe nga diabeti. DSHP Berat ka mbyllur repartin e kirurgjisë për të bërë dezinfektimin e ambientit. Mësohet se të gjithë punonjësit e kirurgjisë do t'i nënshtrohen testit për Covid-19.
Ende nuk ka detaje nëse kirurgu kishte kryer ndonjë operacion së fundmi.