Një aksident i rëndë është raportuar vetëm pak më parë në Tiranë. Një motoçikletë dhe një biçikletë janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës. Siç shihet edhe nga pamjet ai është i shtrirë në rrugë pa ndjenja. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati më Shigjeta”.