Radhët e gjata në banka shpesh kthehen në shqetësim për shumë qytetarë. Kjo edhe pse kohët e fundit është bërë një përparim në këtë aspekt, duke futur numrat rendorë, ku secili qytetar merr shërbimin sipas radhës, ndryshe duket situata në BKT pranë qendrës Kristal në Tiranë. Sipas një denoncimi nga një qytetar, radha nuk respektohet fare aty dhe favorizohen klientët e saj. Ai shprehet i shqetësuar se ka që nga ora 11:20 duke pritur dhe akoma nuk i ka ardhur radha për të marrë shërbimin.