Kur një nëpunës dyqani cigaresh i tha Adam Zaborowski të premten se duhej të vishte një maskë në dyqan, 35-vjeçari refuzoi ta bënte diçka të tillë dhe doli pa paguar cigaren e tij duke qëlluar me armë një herë në ajër dhe dy herë tek një nëpunës që e ndeshi jashtë. Ndërkohë të nesërmen në afërsi të shtëpisë së tij, Zaborowski dyshohet se ka qëlluar me AK-47 kundër shtatë oficerëve të policisë.
Oficerët ishin përpjekur të kapnin Zaborowski pasi kishte një urdhër për arrestimin e tij për vrasje të mbetur në tentativë, pas incidentit në një dyqan cigaresh në Town Bethlehem, një ditë më parë. Megjithatë policët kanë arritur ta neutralizojnë duke e qëlluar dy herë, por pa i marrë jetën. Rasti është incidenti i fundit i dhunshëm, i lidhur me urdhrat e detyrueshme për veshjen e maskave. Ai u justifikua se pandemia i kishte sjellë shumë vështirësi, ndërsa kohët e fundit kishte humbur punën dhe kujdestarinë e fëmijës.
Burimi:Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania