Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e familjes Deshati në Peshkopi. Të pestë anëtarët e familjes gjendeshin në banesë gjatë kohës kur nga ambientet e kuzhinës u dëgjuan shpërthime. Të ndihmuar edhe nga fqinjët e tyre, familja Deshati arriti të dalë shëndoshë e mirë nga banesa dy katëshe.
Vetëm një prej anëtarëve të familjes është lënduar lehtë në trup në përpjekje për të dalë. Nga raportimet e para mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje ndonëse nuk ishin jo më larg se 300 metra nga godina që po digjej. Dëmet në banesë paraqiten serioze duke e kthyer shtëpinë të pabanueshme.