Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, i dha sot lamtumirën përfundimtare futbollit të luajtur. Mesazhet në drejtim të tij kanë qenë pafund, por spikat ai i rivalit të përjetshëm, Xhanluixhi Buffon.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, gardiani italian përshëndet Casillasin në dorëheqjen nga futbolli, duke vlerësuar figurën e tij dhe atë çfarë i ka dhuruar këtij sporti përgjatë viteve.
Buffon shkruan:
Kujtojmë që iker Casillas ka lënë pas një gjurmë të madhe në historinë e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në rolin e tij.
Pesë trofe të La Ligas dhe 3 të Champions League janë ngritur nga ish-lojtari i Realit të Madridit me galaktikët, duke e shndërruar atë në një ikonë të këtij klubi.