Karabinierët kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar i njohur si Ilir Aliu. 45-vjeçari drejtonte një grup trafikantësh të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Milanos. Emri i Ilir Aliut u shfaq në tetor të vitit 2018 kur banda e tij e bashkëpunimit, e përbërë nga 14 shqiptarë dhe 2 italianë, u arestuan nga karabinierët. Sipas akuzës, shqiptari menaxhonte një trafik të madh droge, të tipit kokainë, heroinë dhe marijuana.
Një tjetër ngjarje që çoi në zbardhjen e grupit nisi edhe nga vrasja e dyfishtë e kushërinjve shqiptarë, Alban dhe Agron Lleshaj , 37 dhe 31-vjeç, të ekzekutuar në Canegrate, në maj 2017. Nga aty nisi edhe faza e dytë e hetimit e cila pas përgjimit i çoi hetuesit në bandën e tregtarëve me shumicë. Grupi ishte vendosur midis zonës së Varese dhe zonës së Legnano.
Personat e përfshirë në trafik transportonin sasi të mëdha droge me fëmijë me makinë. Ngjarja u raportua në vitin 2017 në Gerenzano, ku karabinierët ndaluan disa anëtarë të grupit që udhëtonin me më shumë sesa 40 kg marijuanë si dhe me fëmijë të vegjël në bord për të mos tërhequr vëmendje nga kontrollet e rastësishme.
Burimi: MALPENSA24 Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania