Një turist dëmtoi një pjesë të një skulpture të shekullit të 19-të nga skulptori Antonio Canova ndërsa po bënte një selfie.
Turisti, një burrë i moshës 50-vjeçare nga Austria, u mbështet në veprën e artit 'Paolina Borghese Bonaparte si Venus Victrix' ndërsa pozonte për një fotografi.
Ai aksidentalisht theu tre gishtërinjtë e këmbës së skulpturës, në muzeun Gypsotheca Antonio Canova në Possagno, Itali , më 31 korrik.
Emri i këtij burri nuk është bërë me dije ende. Fotoja tregon burrin të ulur pranë skulpturës dhe rënduar mbi statujën 200 vjeçare.
Policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh austriakë. Ata thanë se incidenti ndodhi kur burri u nda nga miqtë e tij për të shkrepur një selfie.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania